Policia e Prishtinës i konfiskon 34 patentë-shoferë

Kosova

Policia e Prishtinës i konfiskon 34 patentë-shoferë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor i policisë në Prishtinë, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, ka nisur implementimi i planit “Semafori”.

“Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve”.

“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat