Një 12 vjeçare nga fshati Gadime në Lipjan për 3 javë ka mbetur jashtë bankave shkollore. Kjo pasi kjo e mitur vendosi ta mbante mbulesën. Por një gjë e tillë, ajo tha që nuk u pëlqye nga udhëheqësit e shkollës. E këta thanë se kërkuan që vajza ta largonte shaminë. Por që vajza të kthehej në shkollë ishte kërkesë e drejtorisë së arsimit në komunën e Lipjanit.
Mësimit iu kthye pas tre javëve.
Pasi kjo nxënëse në klasën e shtatë në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Lipjan, thotë se nuk u lejua të ulët në banka shkollore për shkak të mbulesës të cilën vendosi ta mbante për arsye të bindjes së saj fetare.
12 vjecarja, që u kthye në shkollë të hënën u intervistua nga televizioni me pëlqimin e autoriteteve të shkollës.
“Tri javë ditë për shkak të mbulesës nuk kam ardhë në shkollë. Me ka thanë drejtori dhe zëvendësja mos me ardhur në shkollë. Këtu në shkollë tepër mirë janë sill nxënësit më mua, nuk kanë thënë diçka, apo fjalë të tjera. Zëvendësja po, më ka thënë pse të vynë shamia heke, nuk e di kush po ju shtinë, me qit shaminë”, u shpreh ajo.
Kjo 12 vjeçare nga fshati Gadime e Lipjanit tregon mbulesa ishte vullneti i saj.
“Disa ditë jam tek në muajin e shenjtë te Ramazanit, e kam vendos mu mbulu në teravi që as mami nuk e ka ditë vetë. Ma kanë ba a e din që të lenë shkolla, mos ke probleme, unë e kam ditë që sme lënë shkolla por jam tek në disa ditë. Mami më thojke veç kryje shkollën e nëntë e tani mbulohu”, deklaroi S.L..
E drejtori i shkollës “ Zenel Hajdni” thotë se asnjëherë nuk i kishte thënë vajzës që të mos vijonte mësimin.
Por ai thotë se kishte kërkuar që 12 vjeçarja ta largonte shaminë.
“Unë si drejtor i shkollës nuk kam pas kontakte me atë vajzë, kam pas angazhime të tjera punë të tjera, më vonë unë kam dëgjuar që mu mbulu. Mbulesa në rregull, por ky është fëmijë i mitur, 12 vjeç, nuk e di qysh mundet më marrë një vendim të tillë. Në bazë të një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Ministria fëmijët nuk kanë të drejtë deri në klasën e 9 nuk munden me qit shaminë dhe me ardhur me viju mësimin në shkollë. Unë kam shkuar në shtëpi kam biseduar më prind dhe jam mundu në të gjitha format me ja hekë shaminë, dhe tash ajo vajza paska vendos nga sot pas dy javësh me vazhduar mësimin. Jo absolutisht ka pas edhe raste më herët që kanë vendos nga dy javë tri e një muaj dhe e kanë hekë, kjo është lojë e fëmijëve dhe unë në atë formë e kuptoj”, tha drejtori i shkollës “Zenel Hajdini”, Skender Ademi.
E presioni për tu kthyer kjo e mitur në shkollën fillore u bë nga qeverisja lokale.
Drejtori i arsimit në komunën e Lipjanit thotë se me të kuptuar kishin kërkuar që vajza të kthehej në shkollë.
“Në momentin e parë që kemi pas si informacion, se nxënësja nuk është tu viju mësimin ne kemi kontaktuar drejtorin dhe nxënësja është në shkollë, pra zgjidhja është kjo nxënësja është në shkollë, tjerat janë çështje të kaluar. Ka interpretime të ndryshme mirëpo tu nis në parimin universal, të drejtave fëmijëve për edukim ne për këtë arsye nuk i largojmë fëmijët prej shkolle, poashtu edhe duke u bazuar në kushtëtutën e Kosovës ne marrim masa që të gjithë fëmijët të jenë në shkollë në mësim të obligueshme”, tha drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Rasim Hasani.
Që raste të tilla ku vajzave iu ndalohet shkollimi për shkak të mbulesës janë të shpeshta e thotë avokati, Asdren Bytqyri.
Por ai e quan antikushtetues, udhëzimin administrativ i cili ndalon bartjen e shamive në shkolla.
“Këto raste janë të shpeshta, në kuptimin ndoshta javor, ose mujor dhe kanë qenë karakteristike në fillim të këtij viti në shtator dhe tetor, natyrisht ka pas sfida pasi ekziston një udhëzim administrativ i trashëguar i cili e ndalon edhe uniformen, e ndalon mbulesën e cila është uniform fetare, por në praktik ky udhëzim nuk zbatohet për shkak të presionit, për shkak të presioni të shoqërisë e grupit. E nuk ka asnjë dilemë se kjo është shkelje e konventave për të drejtat të njeriut, shkelje e kushtetutës për besim dhe manifestim të besimit dhe nuk ka asnjë dilem se modeli i Kosovës është një model i gabuar”, u shpreh avokati, Asdren Bytyqi.
Nga vitit 2014, Kosova ka një udhëzim administrativ i cili i ndalon uniformat fetare, por ky udhëzme është kundërshtuar disa herë nga grupe të ndryshme, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e këtij udhëzimi.