Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu njofton për punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic në përputhje me standardet moderne rrugore.
Shehu thekson se ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.
“Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore.
Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Infrastrukturës. Urime Junikut dhe junikasve”, shkruan Shehu.