Fondacioni “Hasan Prishtina”, fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në tubimin paqësor në kundërshtim të heqjes së emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga UP, - “Hasan Prishtina”. (Sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ora 09:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. (Ora 10:00).
Me rastin e Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, Ministria e Shëndetësisë organizon Tryezë të rrumbullakët, me moton: “Të veprosh më shumë për shëndetin mendor “, andaj ftoheni që të përcillni këtë aktivitet. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet eventi përmbyllës i projektit “Shërbime shëndetësore për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara “ përkrahur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian (BE). (Restorant “Natyra”, në Fortesë të Rahovecit, ora 10:30)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton vendimin e Qeverisë nr.10/165, datë 12.10.2023 për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë si dhe Projektligjin nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin me amendamente të Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, si dhe Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me përfaqësues të Shërbimit të Fizikës Mjekësore SHSKUK si dhe takim tjetër me përfaqësues të KOMF. Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton në Komision lidhur me rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore; Të ftuar: Përfaqësuesit kompetentë të Policisë së Kosovës për luftimin e dhunës në familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin Nr. 08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, me raport amandamente të Komisionit Funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe disa projektligje të tjera. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 13:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligji nr. 08/L-241 për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, si dhe shqyrton Raportet me të gjetura për pronat e RTP dhe të Fakultetit Teknik nga deputeti Milazim Salijaj-raportues. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën përcaktimin e listës së dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 14:00)
Ministria e Ekonomisë përmes Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripertëritshme i financuar nga Banka Botërore përmes kredisë IDA dhe zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, bënë inaugurimin e renovimit të Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe objektit të Psikiatrisë Intensive. (QKUK, objekti i Psikiatrisë së Fëmijëve, ora 14:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e platformës dhe këndit të “Made in Kosova”. (Tech Park, Bërnicë, Prishtinë, ora 14:00)