Lajqi: Rrugët e papërfunduara rrezikojnë shumë pjesëmarrësit në trafik

Kosova

Lajqi: Rrugët e papërfunduara rrezikojnë shumë pjesëmarrësit në trafik

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:09
Naser Lajqi

Profesori i komunikacionit, Naser Lajqi tregon se mos përfundimi i projekteve në masë të madhe rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion.

“Nuk mund të kenë orientim të trafikut. Njëra ndër më të rrezikshmet është rruga për Podujevë që ka sa koha pa përfunduar. Madje në atë aks ka pasur edhe të aksidenteve të rënda”, tha ai.

Ai bëri apel tek autoritetet përgjegjëse, që të bëjnë sinjalizimin nëpër rrugët e prishura.

“Shfrytëzuesit e komunikacionit me sinjalizim duhet të informohen se çfarë po bëhet me rrugë të prishura, orët e mesnatës janë më të rrezikshmet”, deklaroi Lajqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat