Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja e shqiptarëve

Kosova

Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja e shqiptarëve

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:56
Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

"25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe  vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve.

Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.

Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat