Nënkryetari i Vushtrrisë largohet nga posti pas dyshimeve për konflikt interesi me kompaninë e tij

Kosova

Nënkryetari i Vushtrrisë largohet nga posti pas dyshimeve për konflikt interesi me kompaninë e tij

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, është larguar nga kjo pozitë si pasojë e konfliktit të interesit pasi kompania e tij dyshohet se kishte marrë leje për ndërtime.

Lajmi për dorëheqjen e Zhegrovës, e bëri të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Ai njoftoi se ka emëruar dikë tjetër në pozicionin e Zhegrovës. Në vend të tij u emërua Hava Rruka-Mlinaku.

Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë,. Ju njoftoj se sot, me kërkesë të tij kam liruar nga pozita e nënkryetarit, z.Shpëtim Zhegrova, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar në detyrë përgjatë këtyre viteve si nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa, nënkryetare të Komunës së Vushtrrisë, nga sot kam emëruar, znj.Hava Rruka-Mlinaku, që deri tani ka ushtuar detyrën e drejtoreshës së Administratës”, ka shkruar Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat