​Tahiri: Shpërndarja e parlamentit ndodhë atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet

Kosova

​Tahiri: Shpërndarja e parlamentit ndodhë atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:06
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërbërja e parlamentit për këtë parti mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri i vendit, Albin Kurti shkarkohet ose dorë hiqet.

Deputeti Besnik Tahiri po ashtu ka komentuar edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke thënë se në atë takim nuk është diskutuar për agjendën legjislative.

Tahiri: Shpërbërja e Parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet

“Takimi i mbrëmshëm i ka shpërfaq dy të vërteta të mëdha. Vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën, pra për agjendën legjislative... Siç shihet nuk është problem votimi i 300 milion eurove të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si Kurti ta gjejë një dalje, të cilën mund të ja mundësoj opozita në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme si dhe të jashtme si dhe mbi të gjitha të anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ne sot jemi në ditën kur ne Strasburg ambasadorët diskutojnë a me hy a po jo Kosova në agjendën e Komiteteve të Ministrave. Kryeministri i vendit një ditë para se të vendoset për anëtarësimin e Kosovës, ai merret me zgjedhje. Me të vetmen arsye të mbulojë një marre, të mbulojë një dështim total që ja ka dhënë Kosovës. Sa i përket çështjes që u bë pastaj teme mediale të shpërbërjes së Parlamentit, në shpërbërjen e Parlamentit nuk e kemi diskutuar as një moment në Kuvendin e Kosovës. Ne si Aleancë e kemi propozuar një mocion të votëbesimit në Kuvend. Shpërbërja e Parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorë hiqet”, ka deklaruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat