Vjen kërkesa e parë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të popullsisë

Kosova

Vjen kërkesa e parë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të popullsisë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:44
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë.

Sipas Lladrovcit, më 2 nëntor, ka ngritur shqetësimin lidhur me vonesat rreth procesit të rekrutimit, paraqitjes së vështirësive me aplikantët për regjistrues, për kohën e trajnimit dhe informimit.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Kërkoj të zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë

Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin Kurti, më 5.4.2024, kam paralajmëruar vështirësitë që e kanë përcjellë përgatitjen e regjistrimit të popullsisë dhe fillimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për pushtetin lokal dhe qendror dhe kam kërkuar zgjatjen e afatit.

Para kësaj, po ashtu, më 2 nëntor, kam ngritur shqetësimin lidhur me vonesat rreth procesit të rekrutimit, paraqitjes së vështirësive me aplikantët për regjistrues, për kohën e trajnimit dhe informimit.

Nga rrjedha e deritashme e këtij procesi në komunën e Drenasit, me qëllim të përmbushjes së qëllimit të vet procesit, rëndësisë së tij, nga situata e deritashme e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në komunën e Drenasit, kërkoj të zgjatet procesi i regjistrimit edhe për dy javë.

Këtë kërkesë me shkrim ia kam bërë kryeministrit Kurti dhe drejtorit të ASK-së, Avni Kastratit.

Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen, është obligim ligjor e moral, kështu e vlerësoni edhe vendbanimin – komunën Tuaj, edhe Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat