​Ngjarjet e datës 15 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 15 maj

Më: 14 maj 2024 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, merren në pyetje të akuzuarit. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:00)

Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Zyra në Kosovë, organizon një panel diskutimi, ku do të publikohen të gjeturat e një hulumtimi lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. (Kampusi i AUK/ RIT Kosova, afër Gërmisë, ora 10:00)

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë mbajnë seancën e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe Kreditorit Dardafon.net L.L.C. (Pallati i Drejtësisë, objekti D, Salla nr. 14, ora 10:00)

Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nis aksion në Prishtinë për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”, ora 10:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS. (Salla 1 Tetori – Prishtinë, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat