I pari i LDK-së Lumir Abdiku, ka bërë të ditur se kanë konstituuar departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjithashtu, Abdixhiku ka shpalosur zotimet e partisë që udhëheq për sektorin e arsimit.
“Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë.
Zotohemi për koeficient 150! Koeficient 150!
Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën!
Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!”, ka shpalosur disa nga zotimet e LDK-së.
Udhëheqëse e këtij departamenti do të jetë Jehona Lushaku – Sadriu, njëherësh nënkryetare e Prishtinës.