SBASHK me thirrje ndaj anëtarësisë: Mos nënshkruani ndryshimet e kontratës së punës

Kosova

SBASHK me thirrje ndaj anëtarësisë: Mos nënshkruani ndryshimet e kontratës së punës

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:09
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka thënë se kohëve të fundit  po qarkullon një version i ri i kontratës së punës për sektorin e arsimit, për të cilën ka bërë thirrje që të mos nënshkruhet.

Në njoftim thuhet se ky version është kopje e keqe e një versioni të kontratës së punës, “është shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq se sa Kontrata ekzistuese e punës, që e kanë  punëtorët arsimor”.

”Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për  Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit  Parauniversitar. Ky version i shpërndarë  ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore. Versioni i ri ka edhe të meta të tjera  e të cilat jemi të gatshëm t’ua prezantojmë në takim Kolegjiumit të Drejtorëve të Arsimit”.

“SBASHK-u i drejtohet anëtarësisë, që kanë kontrata pune në kohë të pacaktuar,  me apelin që të mos e nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës, ngase ata kanë  kontrata të punës në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet gjë një Kontratë e re, e cila në vend që të shtojë ndonjë  të drejtë, krijon mëdyshje, mjegull dhe ka tendencë të mohimit të të drejtave legjitime e të fituara  me kohë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat