​Moti për sot

Kosova

​Moti për sot

Më: 19 maj 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten reshje të izoluara shiu në lokalitete.

Si pasojë e prezencës së pluhurit Saharian, reshjet do të shoqërohen me baltë.

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat