Moti për ditët e javës së ardhshme me vranësira, reshje shiu dhe diell

Kosova

Moti për ditët e javës së ardhshme me vranësira, reshje shiu dhe diell

Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë i vranët, reshje shiu dhe diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës bëhet e ditur se temperaturat gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin nga 9 gradë Celsius deri në 27 gradë Celsius.

Moti për ditë të ndara është si në vijim:

E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E martë – Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat