Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar

Kosova

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar

Më: 20 maj 2024 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për hedhje të një granate dore në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë më 12 prill.  Si pasojë e shpërthimit të granatës ishin dëmtuar gjashtë vetura.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar të dyshuarit, F.F. (25) dhe E.M. (19), dhe pas intervistimit ata janë dërguar në mbajtje.

“Pas një pune intensive hetimore  zyrtarët e  njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë më datën 12.04.2024, në rrugën ‘Zekrija Cana’, në Prishtinë.

Prezenca e personave të dyshuar: F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat