Mbi 23 mijë nxënës i nënshtrohen testit të Arritshmërisë në qershor

Kosova

Mbi 23 mijë nxënës i nënshtrohen testit të Arritshmërisë në qershor

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë në Kosovë.

Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet nga Ministria e Arsimit.

Nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore “Emin Duraku” në kryeqytet, tashmë kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet e fundit për t’iu nënshkruar Testit të Arritshmërisë. Përderisa tregojnë dilemat e tyre për lëndët e caktuara.

“Kam mbërri shumë mirë me këtë test. Kam filluar që herët me u përgatit për këtë test duke I marrë testet e Arritshmërisë së vjetra të vitit 2021-2022 duke ushtruar në pyetje të ndryshme që përafërsisht kanë thënë që do të jenë të ngjashme si testet e kaluara”, ka thënë nxënësja Poema Rexha.

Kurse nxënësi Blendi Salihu, ka thënë se lëndët me sfiduese për të janë Fizika, Kimia.

“Me Testin e Arritshmërisë jam duke u përgatitur më shumë por edhe duke hulumtuar, studiuar e duke mësuar. Lëndët me sfiduese për mua janë Fizika, Kimia por që edhe për këto jam duke u bërë gati”, ka thënë ai.

Mirëpo njësoj si vitet paraprake, edhe këtë vit testet e të gjitha lëndëve tashmë janë publikuar nëpër rrjete sociale.

Drejtori i shkollës Emin Duraku, thotë se kjo praktikë është lajm i keq për institucionet dhe shoqërinë tonë.

“Unë mendoj që matja e diturisë është e domosdoshme që fëmijët të selektohen se në cilat profile të anojnë, por uroj që këtë vit forma e organizimit të jetë më i rreptë, më e kujdesshme dhe mos të ketë kopjime. Kemi pas raste kur nxënësi vjen në shkollë dhe gjatë kontrollit i gjejmë 3 telefona në trupin e tij që do të thotë e ka të ngulitur që duhet patjetër me kopju”, ka thënë Duraku.

Të keqmenaxhueshëm këtë testim në vazhdimësi po e shohin edhe njohësit e çështjeve arsimore, përderisa kërkojnë një riadministrim të saj.

“Nëse Testi i Maturës ka shumë shpërdorime, imagjino sa shumë shpërdorime është testi i Arritshmërisë që ka shumë ma pak vëmendje e që në fund të ditës prapë i njëjti shërben si kriter për regjistrim. Pra, një nxënës atje me një notë mirë nga shkollimi paraprak shumë lehtë me një manipulim të Test të Arritshmërisë mund të rankohet dhe të regjistrohet në Gjimnazi, përkundër që i njëjti në mënyrë jo meritore është aty. Nëse vendoset që Testi i Arritshmërisë të jetë kriter vlerësues, atëherë nevojitet një riadministrim i tij, pra, një rigorozitet i barabartë për të gjithë, jo rigorozitet selektiv”, ka thënë Rinor Qehaja, ekspert i arsimit.

Këtë vit vendosja e nxënësve në klasë do të bëhet nga Ministria e Arsimit.

“Nxënësit që kanë telefon në test edhe nëse nuk e përdorë fare, është i obliguar ta largoj nga testi edhe nxënësi që largohet nga testi e nuk e ka rezultatin në lëndët e caktuara dhe sigurisht nuk mund të regjistrohet në drejtimet ku i kanë preferencat. Kështu që është mirë që fare mos t’i marrin telefonat që mos të largohen nga testi”, ka thënë Fatmir Elezi, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim në MASHT.

Këtë vit, në ditën e parë janë lëndët e gjuhës amtare, gjuha angleze dhe shkencat shoqërore, më 25 qershor, ndërsa ditën e dytë, matematik, informatika dhe shkencat natyrore më 28 qershor.

Këtij testimi pritet t’i nënshtrohen mbi 23 mijë semi-maturantë./rtk

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat