Masakra e Stagovës, Haradinaj: Kjo trevë e dëshmoi veten edhe në luftën e fundit për liri

Kosova

Masakra e Stagovës, Haradinaj: Kjo trevë e dëshmoi veten edhe në luftën e fundit për liri

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:34
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës së Stagovës në Kaçanik, ku është shprehur se kjo rrethinë i ka dalur “zot” atdheut në të gjitha etapat.

Haradinaj ka thënë se gjatë kohës kur ishte në Stagovë kishte përjetuar ndjenja dhimbjeje por edhe krenarie.

“Nderuam dëshmorët; Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, të cilët ranë nën udhëheqjen e Komandantit tanimë Hero i Kosovës, Agim Bajrami. Po ashtu, me respektin më të lartë, nderuam martirët e rënë më 21 Maj 1999; Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së është shprehur se aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik, është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

“Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona, në përkushtimin tonë për Kosovën në NATO. Kjo është detyrë për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, ka thënë i pari i partisë opozitare.

Sot janë bërë 25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Kjo ditë, pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.

Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen ushtria dhe policia serbe, dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra mbi 90 shtëpi.

Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serbë të Millosheviçit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat