Këta janë pesë kandidatët për pozitën e rektorit në UP

Kosova

Këta janë pesë kandidatët për pozitën e rektorit në UP

Më: 21 maj 2024 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dy javë më parë ka hapur konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri në UP.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se për pozitën e rektorit në Universitetin e Prishtinës kanë aplikuar pesë kandidatë; Sefer Avdija, Isak Shabani, profesoresha Gjyljeta Mushkolaj, Faton Berisha dhe But Dedaj.

Konkursi për këtë pozitë është mbyllur sot (e martë) në orën 16:00, i cili ishte hapur më 8 maj.

Rektori aktual Qerim Qerimi ishte zgjedhur më 21 nëntor 2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat