Ngjarjet e datës 22 maj

Kosova

Ngjarjet e datës 22 maj

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00)

Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me GIZ-in, organizojë një tryezë diskutimi me temën: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”. (Hoteli “Sirius”, Prishtinë, ora 9:00)

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM) dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit organizojnw punëtori të projektit ‘Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë’. (Hotel Sirius, ora 09:00)

Me rastin e 22 Majit, “Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, OJQ-në: KEERC, dhe shoqërinë civile shënojnë me aktivitete këtë Ditë.( Stacioni fushor të KEERC, ITP – Prizren, ora 10:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, organizon aksion simbolik para Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me taksën për produkte menstruale. (Para ndërtesës së Qeverisë, sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

Federata e Kick-boxit të Kosovës mban konferencë për media pas sukseseve të arritura në Kampionatin Mediteran si dhe në Kupen e Botes, të mbajtur në Stamboll të Turqisë.( Shtëpia e Sporteve, kati i 4-të, ora 13:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente tw Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes për Projektligjin nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes, si dhe disa raporte tw tjera. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mban aktivitet "Shije Lezhe n' Prishtinë". (Sheshi "Zahir Pajaziti", Prishtinë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat