Parashikimi i motit për të mërkurën

Kosova

Parashikimi i motit për të mërkurën

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:55
Ilustrim

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë edhe breshër.

Pluhuri Saharian do të vazhdojë, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë. Nga dita e enjte pritet të tërhiqet nga vendi ynë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat