Banorët e Stubllës ankohen për ndërprerje të shpeshta të energjisë

Kosova

Banorët e Stubllës ankohen për ndërprerje të shpeshta të energjisë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:07
Ilustrim

Banorët e Stubllës së Vitisë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Kreu i fshatit Marjan Ramaj dhe Famulltari Don Fatmir Koliqi thonë se javët e fundit kanë përjetuar disa ndërprerje të papritura të energjisë elektrike të cilët kanë shkaktuar shumë vështirësi për familjet e tyre dhe bizneset.

“Këto ndërprerje kanë ndodhur në periudha të ndryshme të ditës dhe natës, duke ndërprerë aktivitetet tona të përditshme, pamundësi pune dhe duke shkaktuar dëme në pajisjet elektronike”, thekson ai.

Këto ndërprerje janë shumë. Sipas tij janë të pakëndshme dhe kanë ndikuar negativisht në cilësinë e jetës sonë.

“Përveç kësaj, janë shkaktuar dhe humbje financiare për shkak të dëmtimit të pajisjeve elektrike dhe ushqimeve që janë prishur nga mungesa e energjisë elektrike”, thotë ai.

Ata kërkuan që të merren masat  e nevojshme për të zgjidhur këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Pres një përgjigje nga ana juaj dhe një zgjidhje konkrete për të parandaluar ndërprerjet e ardhshme të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat