Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:30
Ilustrim

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për rininë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për Arsim shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për Rininë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:30)

Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet seancë e re plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi I Kosovës, ora 10:30)

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për projektin e ri të Ambasadës britanike. Marrin pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Ardian Hajdaraj. (Salla e Këshillit Prokurorial i Kosovës, kati 6, ora 10:00-12:00)

KosovaJob organizon eventin “Integrimi i AI në KosovaJob: një kapitull i ri për punësimin”. (“Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00)

Zyrtarët e BE-së vizitojnë Suharekën. (Takim me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, Ndërtesa e komunës Suharekë, ora 11:30)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Dokufest përmbyllin projektin “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë Plus - KIST+”, financuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë. (Klan Arena – Prishtinë, ora 11.30)

Mbahet Kongresi Vjetor i Federatës Evropiane të Gazetarëve, nikoqir i së cilës është Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, rruga “Arkitekt Karl Gega”, ora 13:00)

Hapet ekspozita "EMPTY BOWL" me punët e realizuara nga pjesëmarrësit e Handikos dhe Sos Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (Studio e qeramikës URA në Qendrën Tregtare “Bregu i Diellit”, rr. “Hyzeri Talla” nr. 62, Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për bletarët e Kosovës. (Rruga ”Smajl Jashari” Prishtinë, ora 14:00)

Shfaqet premiera e dokumentarit “Ghetto Rock” (Prizren, 1990-1999), mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Kinemaja “Lumbardhi” Prizren, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat