Dëmet nga breshri në Han të Elezit, komuna kërkon ndihmë nga Qeveria

Kosova

Dëmet nga breshri në Han të Elezit, komuna kërkon ndihmë nga Qeveria

Më: 22 maj 2024 Në ora: 23:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Raif Meliqi po përgatitet që me veturën e tij të dal në qytet, por jo për të kryer punë, por për ta dërguar për riparim.

Reshjet e shiut që u shoqëruan me breshër mbrëmë në Han të Elezit atij ia kanë dëmtuar veturën.

“Kiamet u kanë s’ke mujt me dal as jashtë as më shti kerrin në garazh, e ka thy kerrin edhe kulmet e  shtëpisë i ka demtu. Kurrë s’ka ndodhë kështu, as 10 minuta s’ka zgjatë, por kokrrizi u kanë shumë i madh”, ka thënë ai.

Ngjashëm si ky, vetura të shumta janë dëmtuar në këtë komunë.

Kësi breshri, sikurse ditën e martë, Milaim Daci, thotë të mos e mbaj mend asnjëherë.

Ai gjatë ditës po mundohej që brenda oborrit të tij, t’i pastroj pasojat e së martës.

“Dje u kanë tmerr, breshri që ka ra s’mujshim më dal as jashtë, dëmet janë shumë të mëdha. Sa një kokërr vezë ishte breshri i madh. Nja 20 minuta ka ra ashtu pa ndërpre”, ka thënë banori Daci.

Përveç në vetura e në bujqësi, dëme pati edhe në objektet institucionale.

Vrimat në çatinë e objektit të Komunës së Han të Elezit tregojnë për madhësinë e breshrit.

I pari i Komunës, Mehmet Ballazhi, thotë se janë duke verifikuar dëmet që konsiderohen të jenë goxha të larta.

“Ne bëjmë veç punën administrative, por Komuna nuk ka buxhet për t’i mbulu këto dëme. Ne do të bëjmë kërkesë të Qeveria e Kosovës se paku të na mbështesin nëse mendojnë se edhe Hani i Elezit është pjesë e Kosovës”, ka thënë Ballazhi.

Derisa në Han të Elezit vazhdon verifikimi i dëmeve, komuna fqinje e saj, Kaçaniku, ka një gjendje më të mirë pas natës së mbrëmshme.

“Kemi pas të resha të breshrit dhe më shi të rrëmbyeshëm, por demet kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore ku ka pas rrëshqitje të zhavorrit por janë evidentuar”, ka thënë Ramadush Osmani-Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Kaçanik.

Reshje të mëdha shiut pati të martën pasdite edhe në Prishtinë e Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat