​Mbrojtja e të dhënave personale, Kosova e Kroacia me memorandum bashkëpunimi

Kosova

​Mbrojtja e të dhënave personale, Kosova e Kroacia me memorandum bashkëpunimi

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Kroacisë nënshkruan sot një memorandumi bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve.

Dokumenti u nënshkrua nga komisionarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku dhe drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kroaci, Zdravko Vukiq.

Duke pranuar se mbrojtja e të dhënave personale siguron respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, veçanërisht të drejtën për privatësi dhe mosndërhyrje në jetën personale, Sogojeva-Dermaku dhe Vukiq u zotuan për bashkëpunim reciprok në shkëmbimin e ekspertëve, programe trajnimi dhe vizita studimore dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.

Vizita studimore në Kroaci është fokusuar në shkëmbimin e përvojave me autoritetin kroat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe menaxhimin i rasteve specifike përfshirë praktikat e mira në zbatim të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat