Rektori i Universitetit të Pejës intervistohet në Polici

Kosova

Rektori i Universitetit të Pejës intervistohet në Polici

Më: 23 maj 2024 Në ora: 22:15
Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi

Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi është intervistuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Krimeve Ekonomike.

Ai është intervistuar gjatë ditës së djeshme, por nuk dha arsyet se për çka.

Këtë për insajderin e konfirmoi vet Krasniqi, duke theksuar se hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa ai mbanë postin e rektorit në këtë universitet.

“Po, është e vërtetë që dje, datë 22.05.2024, kam dhënë dëshminë time në cilësinë e Rektorit aktual të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Për informimin tuaj hetimet janë duke i zhvilluar Prokuroria Themelore në Pejë”, tha Krasniqi.

I pyetur se në çfarë cilësie është intervistuar si dëshmitar apo i dyshuar, ai tha “Unë nuk jam intervistuar as si dëshmitar dhe as si i dyshuar, por jam ftuar si Rektor i Universitetit aktual, pasi që hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa jam unë Rektor, poashtu as në cilësinë e dëshmitarit, pasi që për kohën kur po bëhen hetimet unë nuk kam qenë i angazhuar në Universitetin “Haxhi Zeka”.

Për shkak se mund të ndikojë në hetim, ai nuk ka përgjigje se për çka u intervistua.

“…nuk mund të jap më shumë informacion, pasi që nuk dua të paragjykoj dhe në asnjë formë të ndikoj në mbarëvajtjen e hetimeve”, përfundoi rektori.

Armand Krasniqi mbanë postin e rektorit të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” nga viti 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat