Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 23 maj 2024 Në ora: 22:31
Ilustrim

Vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Zyra për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, “Terre des hommes” dhe “HEKS” organizojnë tryezën e diskutimit “Rregullorja e për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”. (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) organizon shënimin e Ditës së Parqeve Evropiane. (Parku Kombëtar “Sharri” në zonën menaxhuese të Prevallës, ora 10:30-16:00)

Mbahet Festivali i turizmit dhe rekreacioneve natyrore “Peja outdoor and tourism festival”. (Kinemaja “Jusuf Gërvalla” Pejë, ora 10:35)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare - shqyrtimi i Projekt-rezolutës për tri vjet qeverisje. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat