Murtezaj, takim përshëndetës me Simon Woodcock

Kosova

Murtezaj, takim përshëndetës me Simon Woodcock

Më: 24 maj 2024 Në ora: 11:34
Ilir Murtezaj dhe Simon Woodcock

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur në takim përfaqësuesin nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar Simon Woodcock, në një takim falënderues.

Woodcock ka kontribuar në mënyrë të pazëvendësueshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të hetimeve tatimore, tha drejtori i ATK-së duke shtuar se takimi ynë përshëndetës është një mundësi e shkëlqyer për të vlerësuar dhe reflektuar mbi përparimet e bëra falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me zt. Woodcock dhe mbështetjes së pakursyer të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ATK ka arritur të forcoj kapacitetet tona në fushën e hetimeve tatimore, duke përmirësuar ndjeshëm transparencën dhe efikasitetin në këtë sektor të rëndësishëm.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe zt. Darren Partridge dhe zt. Brian Dixon, gjithashtu dhe përfaqësuesi për çështje fiskale nga kjo ambasadë.

Gjatë takimit në fjalë u diskutua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes autoritetit tatimor dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat