​Zbatimi i strategjisë së energjisë, domosdoshmëri për vendin në rrugëtimin drejt BE-së

Kosova

​Zbatimi i strategjisë së energjisë, domosdoshmëri për vendin në rrugëtimin drejt BE-së

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Strategjia e Energjisë është një nga format më të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Nëse vendi ynë punon më shumë në këtë drejtim, Republika e Kosovës e ka mundësinë t'i afrohet më tepër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu është theksuar në tryezën me temën "Strategjia e Energjisë, dhe rruga drejtë së ardhmes energjetike të Kosovës, e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ne të cilën është vënë në pah nevoja që ka vendi për zhvillimin e strategjisë energjetike.

Me këtë rast është prezantuar edhe punimi “Rishikimi i Strategjisë së Energjisë së Republikës të Kosovës 2022-2031”. Leonora Kryeziu nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka thënë se shteti është duke miratuar strategji të energjisë për të përparuar në sektorin energjetik.

Kryeziu: Institucionet e Kosovës kanë miratuar strategjinë e energjisë të Republikës së Kosovës

"Institucionet e Kosovës kanë miratuar strategjinë e energjisë të Republikës së Kosovës për 2022/31 me synimin e adresimit të furnizimit energjetik dhe sfidat që kanë të bëjnë me politikat energjetike dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane", tha ajo.

Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezo ka thënë se hartimi i kësaj strategjie do të jetë sfiduese, mirëpo e domosdoshme për Kosovën.

Lobbezo: Kjo do të jetë sfiduese, por është e domosdoshme për Kosovën

"Lufta në Ukrainë që çoi në krizë energjetike në Evropë dhe çmime të larta të energjisë për familje dhe biznese, e solli këtë mesazh. Të qenit në gjendje për të krijuar energji të qëndrueshme që ka ndikim në gjithë Kosovën dhe ndikon në politikë, pasojat janë esenciale dhe kjo është bërë pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo do të jetë sfiduese por është e domosdoshme për Kosovën dhe sigurinë e saj, por është e domosdoshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Holanda është një antare themeltare e BE-së dhe vazhdon të mbështesë Kosovën me reforma të domosdoshme dhe të lehtësojë procesin e përafrimit me BE-në. Ne presim vullnetin politik dhe procesin reformues nga qeveria, parlamenti, komunitetit afarist dhe shoqëria civile që t’i implementojmë reformat që jemi të dakorduara, ", tha ajo.

Ekonomistja dhe hulumtuesja Shkencore, Anita Baraliu derisa ka prezantuar një analizë të politikave nga ky institut ka thënë se momentin që jemi në gjendje të krijojmë një sektor të energjisë në BRE është një dëshmi për përkrahjen e vlerave demokratike të mirëfillta e po ashtu edhe domosdoshmëri për integrim evropian.

Ndërsa, ka shtuar se nuk bënë të jetë thëngjilli në qendër të kësaj strategjie, porse, të vendosen si prioritet burimet e ripërtritshme.

Baraliu: Nuk bënë me pas thëngjillin ende në qendër të kësaj strategjie

“Në momentin që ne jemi në gjendje të krijojmë një sektor të energjisë mbi BRE, ne tregojmë që jemi edhe ndërlidhet me shtetet fqinje tanë dhe kemi bashkëpunim.Stabiliteti i gjelbër energjetik është vështirë të arrihet, por nuk është i pamundur të ndjeket. Edhe pse strategjia e energjisë në këtë formë që është e formuluar nuk i përgjigjet mjaftueshëm kërkesave që dalin nga BE, dhe agjenda e gjelbër, e ka drejtimin e duhur, por duhet serish të rishikohet. Tranzicioni energjetik duhet të konsiderohet domosdoshmëri për të mbrojtur shoqërinë, duhet të jetë e qartë se ky tranzicion është i nevojshëm për me mbrojt shoqërinë kosovare ndaj ndryshimeve klimatike dhe të krijohet një shtet i qëndrueshëm. Dhe nuk bënë me pas thëngjillin ende në qendër të kësaj strategjie, sepse, objektiva parë është rehabilitimi i termocentraleve që kemi, duhet të vendosim prioritet burimet e ripërtritshme dhe zhvillimin e tyre”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat