Nesër bëhen homazhe për dëshmorët e Strellcit dhe heroin Ismet Ukaj

Kosova

Nesër bëhen homazhe për dëshmorët e Strellcit dhe heroin Ismet Ukaj

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Gjatë ditës së nesërme, në Kompleksin e Dëshmorëve në Strellc të Epërm do të përkujtohen me homazhe dëshmorët e Strellcit dhe heroi, Ismet Ukaj.

Homazhet do të nisin nga ora 12:00, teksa do të përkujtohet 26-vjetori i rënies heroike të tij.

Me 25 maj të vitit 1998, kishte shpërthyer lufta frontale në Strellc të Epërm, dhe po atë ditë kishte rënë edhe dëshmori i parë i këtij fshati, Ismet Ukaj.

Ndërkohë në frontet tjera të luftës ranë dëshmor edhe 12 luftëtarë të këtij fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat