Vdes ish-drejtori i Transfuzionit të Gjakut, Hysen Sadriu

Kosova

Vdes ish-drejtori i Transfuzionit të Gjakut, Hysen Sadriu

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:07
Hysen Sadriu

Sot në moshën 71-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë ish-drejtori i Transfuzionit të Gjakut, doktori e humanisti Hysen Sadriu.

Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet ditën e shtunë në fshatin e tij të lindjes, Stubëll të Gjakovës në ora 16:00.

Image
Njoftimi

Sadriu la pas vetes, gruan, vajzën dhe djemtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat