Haradinaj përkujton luftëtarët e Dukagjinit: U rritën nën frymën patriotike

Kosova

Haradinaj përkujton luftëtarët e Dukagjinit: U rritën nën frymën patriotike

Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:34
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot luftëtarët “më të zotë që kishte Dukagjini, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi”.

Haradinaj, në një postim në Facebook, tha se Arben e Luan Qerimaj, u rritën nën frymën patriotike e atdhedashëse, të inspiruar nga familjarët e tyre që ishin gjatë gjithë jetës në luftë me armikun.

“Të gjithë këta bashkëluftëtarë që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre kujtojmë shpirtin luftarak dhe besnikërinë ndaj shokëve të plagosur. Heroizmi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar.

Ai ka thënë se derisa nderojnë dëshmorët e luftës çlirimtare, ne kujtojnë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot.

“Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur dhe Ushtrinë moderne që kryen misione përkrah shteteve aleate të NATO-s, e misionin tonë në sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke shtuar se lavdia u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat