Universiteti ‘Kadri Zeka’ me dy çmime në `Digital Skills Festival`

Kosova

Universiteti ‘Kadri Zeka’ me dy çmime në `Digital Skills Festival`

Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:35
Studentët e Universitetit ‘Kadri Zeka’

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” kanë arritur t’i marrin dy çmime në “Digital Skills Festival” (Festivalin e Shkathtësive Digjitale) në ITP Prizren.

Sipas njoftimit nga ky universitet, studentët u shpërblyen me çmimin e parë në programin Young Innovators për idenë e platformës digjitale “EcoSwap”, e cila synon “digjitalizimin e riciklimit të letrës në institucione arsimore dhe riinvestimin e fondeve të fituara nga riciklimi për të mirën e institucionit”.

Ndërkaq në garat e Hackthons, zënë vendin e dytë me projektin e tyre “Real Time Traffic Monitoring”.

“Kjo është një solucion i bazuar në teknologjinë e sensorëve ‘Inductive loop’ për të monitoruar trafikun në kohë reale dhe për të paraqitur të dhëna të detajuara në një hartë në faqen kryesore”, njofton universiteti.

Në këtë edicion të Festivalit të Shkathtësive Digjitale morën pjesë personalitete të sferës publike duke përfshirë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ambasadorë vendor e ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat