Rrufeja godet një shtëpi në Suharekë, zjarri lokalizohet shpejt

Kosova

Rrufeja godet një shtëpi në Suharekë, zjarri lokalizohet shpejt

Më: 26 maj 2024 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi në Nishor të Suharekës është goditur nga rrufeja, dhe për pasojë është kapluar nga zjarri.

Fatmirësisht, zjarri që kapi sot kulmin e shtëpisë është lokalizuar shpejt dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe dëme të mëtejshme.

Detaje tjera nuk u japen për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat