Qytetari nga Vushtrria pëson dëme në fermën e tij të pulave – shkak qentë endacakë, kërkon kompensim nga Komuna!

Kosova

Qytetari nga Vushtrria pëson dëme në fermën e tij të pulave – shkak qentë endacakë, kërkon kompensim nga Komuna!

Më: 27 maj 2024 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka patur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.

E kjo problematik si duket po nuk po arrinë të minimizohet dhe dëmet nga qentë endacak po vazhdojnë.

Së fundmi është komuna e Vushtrisë, përkatësisht qytetari i kësaj Komune, Naim Sinani, që u përballë me dëme të mëdha nga qentë endacak.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetari Sinani tregon për median që ka një fermë të pulave mirëpo gjatë ditës së sotme u përballë me humbje të madhe të pulave.

Siç raporton Sinani, qentë endacak rreth orës 3 të mëngjesit kanë hyrë në fermën e pulave ku nga 550 pula që ka pasur vetëm 130 nga ato kanë mbetur, përcjell “Bota sot”.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

I shqetësuar qytetari tregon që vlera e dëmit që ka pësuar është rreth 4200euro.

Vlen të theksohet që Komuna e Vushtrrisë është e informuar për dëmin e shkaktuar dhe se nga e njejta qytetari Sinani pret kompensim.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat