Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka patur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.
E kjo problematik si duket po nuk po arrinë të minimizohet dhe dëmet nga qentë endacak po vazhdojnë.
Së fundmi është komuna e Vushtrisë, përkatësisht qytetari i kësaj Komune, Naim Sinani, që u përballë me dëme të mëdha nga qentë endacak.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/27/auto_438171655_952665376651856_6970029693703879859_n1716802455.jpg)
Qytetari Sinani tregon për median që ka një fermë të pulave mirëpo gjatë ditës së sotme u përballë me humbje të madhe të pulave.
Siç raporton Sinani, qentë endacak rreth orës 3 të mëngjesit kanë hyrë në fermën e pulave ku nga 550 pula që ka pasur vetëm 130 nga ato kanë mbetur, përcjell “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/27/auto_441361303_988818069611728_94149626674595286_n1716802458.jpg)
I shqetësuar qytetari tregon që vlera e dëmit që ka pësuar është rreth 4200euro.
Vlen të theksohet që Komuna e Vushtrrisë është e informuar për dëmin e shkaktuar dhe se nga e njejta qytetari Sinani pret kompensim.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/27/auto_441366256_743756897668745_1590436458846469241_n1716802460.jpg)