Jupiteri është më i vogël dhe më i sheshtë në pole. Të dhënat e fundit nga sonda hapësinore Juno nxjerrin në pah detaje të reja, me matje të sakta. Ai është 8 km më i ngushtë në ekuator dhe 24 km më i shtypur në pole.
Studimi i plotë është publikuar në revistën shkencore Nature Astronomy.
Sonda Juno, e krijuar për këtë mision, u lëshua në hapësirë në vitin 2011 dhe mbërriti pranë gjigantit të gaztë në vitin 2016 për të vrojtuar Jupiterin dhe 95 hënat e tij, duke vendosur rekord në Sistemin Diellor.
Misioni i sondës ishte parashikuar deri në vitin 2016 dhe, kur kaloi pas Jupiterit, valët radio u ndërprenë plotësisht, duke arritur të marrë të dhëna të tjera më të sakta, në krahasim me ato që NASA dispononte, të marra 50 vite më parë nga vrojtime të tjera.
Të dhënat janë të rëndësishme për të kuptuar formimin dhe evolucionin e planeteve, si dhe për të rindërtuar historinë e tyre. Për më tepër, mendohet se Jupiteri ka qenë i pari i krijuar në Sistemin Diellor.