E mitura në Gjakovë njofton policinë se është dhunuar në shtëpinë e saj

Kronikë e zezë

E mitura në Gjakovë njofton policinë se është dhunuar në shtëpinë e saj

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një e mitur në Gjakovë të hënën ka raportuar në polici se një muaj më parë – 25 shtator – është dhunuar nga një burrë.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.

“Gjakovë, 25.09.2021-08:30. Me datë 25.10.2021 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se me date 25.09.2021 ne shtëpinë e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nuk raportohet për te arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat