Gjendet një laborator droge në Prishtinë dhe sekuestrohen 179 bimë narkotike

Kronikë e zezë

Gjendet një laborator droge në Prishtinë dhe sekuestrohen 179 bimë narkotike

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:24
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka udhëhequr sot një aksion në koordinim me Policinë e Kosovës në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës.

Në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet edhe një laborator për përpunimin e substancave narkotike dhe sekuestrohen 179 bimë të llojit kanabis

Prishtinë, 25 nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.

Në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat