Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Gjykata e Mitrovicës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit të Serbisë që është arrestuar në Mitrovicën e Veriut.

Kjo u bë e ditur nga Elvir Imeri, avokat i të dyshuarit për rastin në fjalë.

Ai është i dyshuar për posedim të mbi 11 kilogramë substancë narkotike marihuanë.

Arrestimi i tij nga Policia e Kosovës kishte ndodhur të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat