Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 16:19
Foto

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në lagjen Vetërnik, në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMW.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
-një armë të shkurtë (lloji TT),
– në karikatorë si dhe
-4 fishekë.

I dyshuari është R.K, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor jugu në Prishtinë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat