Katër të lënduar në aksidentin në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në aksidentin në Mitrovicë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:52
Pamje nga aksidenti

Katër persona në mesin e të cilëve janë edhe dy zyrtarë policor janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 06:45 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në zonën e fshatit Shupkovc.

Në këtë aksident janë përfshirë autobusi dhe vetura zyrtare e policisë.

Këtë për mediumin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar dy nga ta zyrtar policor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat