Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik, në të cilin kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot më datë 18.01.2022 në rrugën nacionale Pejë -Prishtinë saktësisht në fshatin Llapushnik ka ndodhur një rast Vet-Aksident ku është përfshirë një veturë. Si pasoj e këtij vet-aksidenti trajtim mjekësor kanë pranuar pesë persona”, ka thënë Kelani.
Tutje ai tregoi se njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.