Digjet një shtëpi në Vushtrri, ky dyshohet të jetë shkaktari

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Vushtrri, ky dyshohet të jetë shkaktari

Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Gojbul të Vushtrrisë është djegur një shtëpi, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

Këtë e kanë bërë të ditur zjarrfikësit në këtë komunë, të cilët kanë deklaruar se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Tutje kanë treguar se brenda shtëpisë kishte qenë një familje, e cila është larguar menjëherë pasi ka dëgjuar një krismë.

Ata tani janë zhvendosur diku tjetër.

Kurse Policia nuk ka qenë e qasshme deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat