28-vjeçari kapet me drogë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

28-vjeçari kapet me drogë, arrestohet nga policia

Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar për shkak se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike. 

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Mehmet Gradica”, në Prishtinë. 

“Kësisoj, më datë 27.01.2022 rreth orës 22:00, në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana)”, thuhet në njoftim. 

Njoftimi i plotë: 

Arrestohet një i  dyshuar

Prishtinë, 28 janar 2022 –  Policia e rajonit të  Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë qenë të përfshirë në raste kriminale si dhe janë të kërkuar me urdhëresë gjykate.

Kësisoj, më datë 27.01.2022 rreth orës 22:00, në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana).

I dyshuari;

•J. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të  shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim për veprën posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Ndërkohë që ky i dyshuar ka qenë i kërkuar edhe me urdhëresë gjykate i njëjti pas arrestimit është dërguar në përmbushje të dënimit me burg, konform urdhëresës së sipër cekur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat