Dyshohet se thithi tymin e ngrohëses elektrike, vdes një 55 vjeçar në Drenas

Kronikë e zezë

Dyshohet se thithi tymin e ngrohëses elektrike, vdes një 55 vjeçar në Drenas

Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Ka vdekur një person 55 vjeçar në fshatin Zabel i Ulët i komunës së Drenasit.

Dyshohet se ai ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës, në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia kanë filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

“Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjec.Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike”, u shpreh ai.

Tutje, ai bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat