Fëmijën e saj e përdorte për lëmosh në rrugë, arrestohet një femër në Deçan

Kronikë e zezë

Fëmijën e saj e përdorte për lëmosh në rrugë, arrestohet një femër në Deçan

Më: 12 maj 2022 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një femër është arrestuar pasi është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30, në Deçan.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“ Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që e njëjta  është hasur së bashku me fëmijën e saj  të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet .Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat