Një person është arrestuar dje në Obiliq, me dyshimin se kishte vjedhur një biçikletë.
Rastin në polici e ka lajmëruar ankuesi, pronar i biçikletës.
I arrestuari dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.