Aksident në Istog, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, lëndohen dy persona

Më: 21 maj 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog.

Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave, dy  meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar  është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat