Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:29 Përditësuar në ora: 21:44 më 21.05.2022
Foto ilustrim

Policia jep detaje për vdekjen e nxënësit 12 vjeçar në Vushtrri, rasti duke u hetuar

Një nxënës i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri. Humbjen e fëmijës së mitur, e ka konfirmuar shkolla “Liria” në Strofc të Vushtrrisë, ku i ndjeri vijonte mësimet. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës për media ka bërë të ditura informacionet e fundit.

Për media, më shumë detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar se 12-vjeçari është gjetur i vdekur sot, rreth orës 14:00, në shtëpinë e tij në fshatin Bequk.

Ky rast po cilësohet i dyshimtë nga Policia.

“Vdekje dyshimtë. Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima fëmija i moshës 12  vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se njësitë relevante policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

 “Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për gazetën.

Ndërkaq, SHFMU “Liria” e ka përshkruar të ndjerën si nxënës të mirë, të hareshëm dhe përplot jetë.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë. Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F.”, thuhet në njoftimin e shkollës. /GazetaExpress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat