​Taksistit i grabisin një shumë parash, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

​Taksistit i grabisin një shumë parash, arrestohen tre persona

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:27
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar sot në Prishtinë, pasi kanë grabitë një shumë parash dhe dy telefona nga një taksist.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në rrugën "Isa Kastrati", në Prishtinë.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i zyrtarëve policor, të stacionit Veriu në Prishtinë, ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

Personat e dyshuar B.K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat